11:59 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea ka përgjigje për Cityn: Nëse e do Hazardin paguaj 200 milionë

Manchester City është interesuar për shërbimet e Eden Hazard. Ylli i Chelseat shumë lehtë mund të largohet gjatë verës.

Ka shumë klube të interesuar për të, por më me seriozitet janë Reali i Madridit dhe Manchester Cityt.

Madje klubi anglez thuhet se i ka bë ofertë Bluve të Londrës për anësorin belg.

Por, drejtuesit e Chelseat kanë një përgjigje të thjeshtë për Cityn dhe klubet tjera. “Nëse e dëshironi Hazardin, paguani plotë 200 milionë funta”.

Hazardi ka kontratë me Chelsean, nëse nuk e vazhdon largimi nga “Stamford Bridge”, mund të ndodhë gjatë verës./IndeksOnline/