00:01 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Chelsea ka shpenzuar 105 milionë euro vetëm për trajnerë

Që nga ardhja e Roman Abramovic në krye të Chelseas, skuadra londineze ka marrë primatin si një skuadër e madhe evropiane.

Maniati rus ka shpenzuar miliona për blutë, ku ka fituar Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Por skuadra londineze një shumë të madhe parash e ka dhënë në kompensimin e trajnerëve të shkarkuar.

“Daily Mail” zbulon se Chelsea ka shpenzuar 105 milionë euro që nga viti 2004 për bankinën.

Kjo është lista e përfituesve të Chelseas:

Ranieri: 7 milionë euro

Mourinho: 26 milionë euro

Grant: 6 milionë euro

Scolari: 14 milionë euro

Ancelotti: 7 milionë euro

Villas Boas: 13 milionë euro

Di Matteo: 12 milionë euro

Mourinho 2: 10 milionë euro

Conte: 10 Milionë euro

Flitet që edhe Maurizio Sarri do të largohet këtë verë, por kësaj radhe me marrëveshje, duke ia lënë vendin Frank Lampardit. /IndeksOnline/