23:05 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Chelsea me tjetër fytyrë në ‘Europa Liga’, mposhtë lehtësisht Malmon

Ekipi i Chelseas po tregohet ekip më serioz në ‘Europa Liga’. Përkundër krizës që po e ka në ligë, ekipi i Sarrit ka arritur ta mposht lehtësisht Malmon në ndeshjen kthyese me rezultat 3:0.

Përkundër dominimit në pjesën e parë nga ekipi i Chelseas, rezultati ishte 0:0. Por ekipi suedez nuk arriti të mbahet edhe shumë.

Në minutën e 55-të, Giroud doli në skenë duke kaluar në epërsi ‘Blutë e Londrës’.  Rezultatin e dyfishoi mesfushori, Barkley në minutën e 74-të.

Për golin e tretë u përkujdes talenti Hudson-Odoi, i cili shënoi në minutën e 84-të për 3:0.

Pas kësaj fitore, Chelsea kualifikohet në fazën tjetër të ‘Europa Liga’ me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga dy ndeshjet./Indeksonline/