13:59 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Chelsea mendon ta zëvendësojë Sarrin me Lampard

E përditshmja britanike “The Sun” pretendon se Chelsea ështëduke konsideruar mundësinë që Frank Lampard të jetë menaxher i ardhshëm i skuadrës londineze.

Spekulimet e fundit kanë shprehur se ditët e Maurizio Sarrit në Stamford Bridge janë të numëruara, pasi Sarri nuk ka arritur të bind drejtuesit për shkak të paraqitjeve të dobëta të skuadrës.

“Blues” janë duke planifikuar që t’ia “vjedhin” ish-lojtarin e tyre skuadrës angleze Derby , aty ku filloi karrierën menaxheriale në maj të vitit 2018.

Përpos Lampard, Chelsea po monitoron poashtu edhe trajnerin e Wolves, Espirito Santo, i cili ka impresionuar deri tani me udhëheqjen e tij tek “Ujqërit”./IndeksOnline/