15:56 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Chelsea merr fitoren e 6-të rresht dhe parakalon City-n në renditje

Tashmë janë 6 fitoret radhazi të Chelsea-t në Premier League. Vijon forma fantastike në kampionat e skuadrës së Frank Lampard që mposhti në Stamford Bridge në një nga derbit e shumtë londinez Crystal Palace me rezultatin 2-0.

Golat për Chelsea-n u realizuan në pjesën e dytë nga i përhershmi Tammy Abraham dhe lojtari më në formë i bluve në këto momente Christian Pulisic.

Me këtë sukses Chelsea u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në kuotën e 26 pikëve, 1 më shumë se Manchester City që luan të dielën në transfertë supersfidën ndaj Liverpoolit kryesues.