22:56 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Chelsea ‘mposhtet’ nga VAR-i, Manchester United fiton tri pikë të arta

Derbin anglez në mes Chelsea dhe Manchester United kanë arritur ta fitojnë mysafirët.

Manchester United arriti të fitojë me rezultat 0-2 pas golave të shënuar nga Martial dhe Maguire, shkruan IndeksOnline.

United kaloi në epërsi në minutën e 45’ e pastaj rezultatin e dyfishoi në minutën e 66’.

Kurse Chelsea shënoi dy herë të tjera mirëpo që të dy golat pas rishikimit të VAR-it u anuluan, njëri për shkak të shkaktimit të faullit kurse tjetra për shkak të pozitës jashtë loje.

Pas kësaj ndeshje Chelsea rënditet në vendin e katërt me 41 pikë vetëm një më shumë se Tottenham kurse Manchester United rënditet në vendin e 7 me 38 pikë./Indeksonline/.