Chelsea në bisedime me yllin e Real Madridit
Skuadra e Chelseat ka nisur bisedimet me Real Madridin për yllin e skuadrës, Mateo Kovacic.
Blutë e Londrës janë në kërkim të një super mesfushori, pas dështimit të Bakayokos, transmeton IndeksOnline.
Ana angleze ka nisur bisedimet me lojtarin e Kombëtares së Kroacisë, Kovacic.
Mesfushori 24-vjeçar ka zhvilluar afro 80 paraqitje për Madrilenët që nga viti 2015.
Kovacic më parë luajti edhe për klube si Dinamo Zagreb dhe Inter./IndeksOnline/