22:31 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / LB

Chelsea nis të dorëzohet për titull, Wellbeck ia terron në minutat shtesë

Chelsea nuk ka arritur të arkëtoi pikët e plota në fundin e ndeshjes, duke pranuar një gol në minutat e fundit nga Brighton.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Brighton që ishte më e rrezikshme, ku në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1. Golin e parë për vendasit e shënoi qendërsulmuesi Romelu Lukaku, duke realizuar me kokë pas harkimit të Mason Mount (28′).

Pas golit të pësuar, Brighton ishte skuadër shumë më e mirë dhe nuk u dorëzua deri në fund në përpjekje për të barazuar rezultatin. Kur mendohej se Chelsea do arkëtonte pikët e plota, në skenë doli Welbeck që shënoi një gol të bukur për t’i ndihmuar mysafirëve të arkëtojnë një pikë (90+2). Me këtë barazim, Chelsea renditët në pozitën e dytë me 42 pikë, derisa Brighton ngritët në pozitën e 10-të me 24 sosh.