19:35 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea nuk heq dorë nga Sandro, bën gati shumën marramendëse

Skuadra e Chelseat e ka seriozisht për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.

Blutë e Londrës janë në kontakte me brazilianin që nga afati i verës, por klubi italian nuk ka pranuar asnjë ofertë, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave të huaja, Chelsea tani është duke përgatitur një shumë marramendëse, më shumë se 50 milionë euro.

Transferimi i mundshëm i Sandros në “Stamford Bridge” mund të bëhet gjatë afatit të janarit./IndeksOnline/