16:01 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chelsea pas Martialit, “Djajtë e Kuq” kërkojnë 100 milionë!

Pas ardhjes së trajnerit Maurizio Sarri, te Chelsea kanë nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën që kërkon trajneri italian, por duke menduar edhe për një largim të mundshëm të belgut Eden Hazard, që mbetet çështja kryesore e klubit. Te “blutë” e Londrës janë duke marrë masat për të gjetur një zëvendësues së lojtarit belg në rast se ai largohet te Real Madrid dhe mes kandidatëve për ta zëvendësuar është mesfushori francez Anthony Martial, që luan me Manchester United.

Martial ka shprehur disa herë dëshirën të largohet, duke qenë se nuk ka gjetur hapësirat e duhura te skuadra e Jose Mourinho, por United ka një kërkesë të lartë për ta lënë të lirë mesfushorin 22-vjeçar. “Djajtë” kërkojnë 100 milionë euro, shumë të cilën Chelsea është gati ta paguajë për të marrë talentin francez, që do të ishte zëvendësuesi i Hazard. Pikërishta nga shitja e belgut do të vijnë edhe paratë për të marrë Martial, që në këtë mënyrë do të qëndronte në Premier League./IndeksOnline/