Chelsea përfundimisht merret vesh me Enzo Marescën
Chelsea ështëpajtuar për kushtet kontraktuale me Enzo Marescan si trajner i ri. Marrëveshja tani është e kryer, do të firmoset kontrata e vlefshme deri në qershor 2029.
Një marrëveshje 5-vjeçare për Marescan, në të cilën do të përfshihet gjithashtu opsioni për ta zgjatur deri në qershor 2030.
Chelsea tani do të paguajë tarifën e dëmshpërblimit prej 10 milionë eurosh te Leicester City.
Trajneri italian më parë ka qenë asistent i Pep Guardiolës te Manchester City, ndërsa edicionin që lamë pas arriti të rikthejë në ligë Leicester Cityn./Indeksonline/