12:14 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea po bëhet gati për janar, siguron futbollistin e Evertonit (Foto)

Skuadra e Chelseat është duke bërë gati për afatin e janarit, dhe pritet të jetë klubi i vetëm që do të “godet” ashpër në këtë mini-afat.

Sipas mediave Britanike, Blutë e Londrës kanë bërë gati ofertën për Ross Barkley, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori anglez pritet të rikthehet gjatë këtij muaji nga lëndimi, ndërsa ka afër marrëveshjen me klubin nga “Stamford Bridge”

Kujtojmë se për shkak të lëndimit, lojtari i Evertonit gjatë afatit veror nuk arriti ta finalizonte kalimin te Chelsea, madje duke u larguar me kokë ulur nga Cobham./IndeksOnline/