20:59 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Chelsea po ‘lufton me mish e me shpirt’ për transferimin e Iscos

Chelsea e ka identifikuar sulmuesin e Real Madridit, Iscon si një nga objektivat kryesor për transferim në këtë muaj.

Sipas mediave spanjolle klubi londinez është i interesuar për spanjollin i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2022.

Futbollisti ka ‘luftuar’ që t’i ketë minutat e duhur në ndeshjet me Real Madridin pas ardhjes së Zidane si trajner.

Isco ka bërë 17 paraqitje këtë sezon ku ka arritur të shënoj vetëm një gol dhe nuk ka arritur të sigurojë asnjë asistim.

Kurse Chelsea aktualisht është në pozitën e 4 në ligën angleze, pas 24 ndeshjeve të luajtura./Indeksonline/.