17:29 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Chelsea refuzon 35 milionë funte nga Barcelona dhe Atletico për yllin brazilian

Chelsea ka marrë ofertë nga Barcelona dhe Atletico Madridi për mesfushorin Willian.

35 milionë funte është çmimi që kanë oferuar dy skuadrat spanjolle, por kjo nuk e ka bindur ekipin londinez që të pranoj ofertën, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumeve angleze, Willian është i interesuar të largohet nga Chelsea dhe ka shumë mundësi që kjo të ndodhë në afatin kalimtar të verës.

30 vjeçari është pjesë e “Bluve” të Londrës që nga viti 2013. /Indeksonline/