22:56 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Chelsea regjistron fitoren e radhës – ”viktima” e sontme quhet BATE

Chelsea e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje në Europa League.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin L, ”Të Kaltërit” mposhtën pa problem BATE Borisovin – edhe pa Eden Hazard.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Stamford Bridge”, Chelsea regjistroi fitore me rezultat solid, 3-1, transmeton IndeksOnline.

Të tre golat për Chelsean i shënoi Ruben Loftus-Cheek (‘2,’8,’54), teksa golin e vetëm te BATE e shënoi Aleksey Rios (’79).

Nga ana tjetër në grupin L, Vidi mposhti PAOK-un si mysafir me rezultat solid, 2-0.

Kështu, Chelsea prinë me 9 pikë, teksa PAOK, Vidi dhe BATE kanë nga tre pikë./IndeksOnline/

Temat: