22:36 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea “rrihet” keq në Stamford Bridge (Video)

Chelsea është mposhtur  në Stamford Bridge nga Bornemouth me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Premierligës.

Golat për mysafirët i shënuan Willson në minutën e 51-të, Junior Stanislas në minutën e 64-të dhe Nathan Ake në minutën e 67-të.

Pas kësaj humbje, Chelsea bie në pozitën e katërt me 50 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e tretë. /IndeksOnline/