23:52 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës thyen rekord në merkato

Bournemouth ka marrë mesfushorin e Levante, Jefferson Lerma, për 30 milionë euro, shifra më e madhe e shpenzuar ndonjëherë nga skuadra e Pemier League.

Blerja rekord më parë ishte ajo e Nathan Ake, për 25 milionë euro nga Chelsea, verën e kaluar, por tani skuadra që për të tretin vit me radhë do të jetë në elitën e futbollit anglez ka bërë një tjetër blerje historike për klubin e tyre.

“Jam i lumtur që erdha te AFC Bournemouth player dhe shifra e shpenzuar tregon besimin e tyre karshi meje,” – tha 23-vjeçari që luajti me Kolumbinë në “Rusi 2018”.

Ndeshja e parë zyrtare e Bournemouth në këtë sezon do të jetë më 11 gusht kundër Cardiff City.