08:11 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / A. M.

Chelsea shumë afër marrëveshjes me Lavian

Chelsea janë afër për t’ia marrë edhe një tjetër objektiv Liverpoolit pasi që raportohet se kanë arritur marrëveshje me Southamptonin për mesfushorin Romeo Lavia

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Blutë janë shumë afër një marrëveshje me Saints për shumën në lidhje me 19 vjeçarin belg i cili ka qenë në fokus të Liverpoolit gjatë tërë verës.

Çdo marrëveshje mendohet se është ndaras nga ajo për objektivin e kahmotshëm të Chelsea, Moises Caicedo. Dy klubet, Blutë dhe Të Kuqtë u përfshinë në një luftë ofertash për ekuadorianin.

Livepoool ka paraqitur disa oferta, shkallë-shkallë më të mëdha për Lavian këtë verë, por – ashtu si me Caicedo – Chelsea bëri një ofertë më të madhe dhe arriti ta mbyll marrëveshjen.