10:20 / E Diele, 14 Gusht 2022 / C E

Chelsea – Tottenham, formacionet e mundshme të derbit londinez

Pasi arkëtuan nga tre pikë në xhiron e parë, Tottenhami ndaj Southamptonit dhe Chelsea ndaj Evertonit, këto dy skuadra do të ballafaqohen sot në stadiumin “Stamford Bridge” më synimin për të marrë fitoren e radhës.

Të dy ekipet kanë nga dy mungesa për këtë ndeshjes. Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel nuk mund të mbështete tek dyshja Alonso-Kovacic për shkak të lëndimeve, kurse Antonio Conte është pa shërbimet e Clement Lenglet dhe Oliver Skipp.

Ndeshje zhvillohet nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Koulibaly; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Sterling; Havertz

Tottenham: (3-4-3): Lloris; Romero, Dier, Davies; Emerson, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon; Kulusevski, Kane, Son