08:55 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Chevrolet Corvette C8 Z06 po vjen, e jashtëzakonshme performaca e kësaj veture

Chevrolet Corvette C8 Z06 i vitit 2021 është një nga veturat më të përfolura sportive për vitin që vjen.

Modeli në fjalë posedon motor të tipit V8 me kapacitet 5.5-litra, gjë që i mundëson atij të prodhojë 600 kuaj-fuqi, shkruan CarBuzz.

Një video e re tregon prototipin e Corvette Z06 e ri që kapë shpejtësi të madhe përgjatë hyrjes në ambientet e General Motors.

Sipas CarBuzz, për specifika të tjera duhet pritur për konfirmim kur ndërmarrja e makinave ta shfaqë publikisht për herë të parë, më 2021-ën.