16:06 / E Diele, 30 Tetor 2022 / AR

Chiara Ferragni akuzon Kendall Jenner se i kopjoi kostumin e Halloween

Chiara Ferragni dhe Kendall Jenner kanë zgjedhur të njëjtin kostum për Halloween këtë vit. Chiara u shfaq së bashku me familjen e saj të veshur si personazhet e “Toy Story”.

Gjithashtu dhe Kendall u shfaq e veshur si kukulla Jessie e këtij filmi, por duke qenë se foton e postoi pas Chiara-s, blogerja italiane vendosi ta vërë në dukje. Chiara postoi një video në Instastory ku tregon se Kendall është veshur si ajo, por duket 1000 herë më seksi.

“Është qesharake që ne pozuam për Halloween si familje dhe Kendall pozoi me të njëjtin kostum, por duket 1000 herë më seksi”, u shpreh blogerja.