13:19 / E Martë, 04 Korrik 2023 / AR

Chiara Ferragni bën realitet ëndrrën e saj

Blogerja italiane Chiara Ferragni ka bërë realitet ëndrrën e saj, atë të blerjes së një vile të bukur me pamje nga liqeni i Comos. Në rrjetet sociale, ajo ka treguar disa pamje të pishinës së pafund, dhomës së ndenjes, dhomës së gjumit dhe pamjes madhështore që mund të shijohet nga dritaret e mëdha.

Rezidenca ndodhet përballë komunës Laglio, ku prej më shumë se 20 vitesh është banesa e George Clooney.

Fakti që blogerja donte të blinte një shtëpi në liqenin e Komos, nuk ka qenë kurrë sekret. Dy vite më parë Chiara shprehej se dëshironte që një ditë të merrte një shtëpi pushimi pranë liqenit të famshëm.

Vila e re në liqenin e Komos, megjithatë, nuk është blerja e vetme. Chiara dhe familja e saj së shpejti do të largohen nga apartamenti i tyre aktual në Milano për t’u zhvendosur në një ndërtesë të re jo shumë larg vendit ku jetojnë tani.