11:55 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / B O

Chiellini e pranon para prokurorit skandalin e Juventusit!

Giorgio Chiellini e ka pranuar para prokurorit se skuadra e Juventusit kishte kërkuar faljen e katër pagave gjatë pandemisë.

Në cilësinë e kapitenit të skuadrës në atë kohë, Chiellini ka thënë se për këtë pjesë kishte mirëkuptimin e bashkëlojtarëve, në sezonin 2019-2020.

“Ajo që na u kërkua ishte të falnim katër prej pagave tona të mbetura në momentin e pandemisë, me premtimin e drejtuesëve që në sezonin e ri ne t’i merrnim pjesërisht paratë e tjera jashta kontratave” ka thënë Chiellini para prokurorit./Indeksonline/