16:30 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

China Open: Edmund mposhtë Gojowczyk për ta arritur rrethin e dytë

Numri një i Britanisë, Kyle Edmund me shumë vështirësi arriti rrethin e dytë të China Open me një fitore ndaj Peter Gojowczyk.

I pesti në ranglistën botërore fitoi me rezultat, 3-6, 6-1, 6-2 për 91 minuta në Pekin ndaj numrit 70-të të botës.

Edmund do të përballet me italianin, Matteo Berrettini ose me argjentinasin, Leonardo Mayer në rrethin e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Numri 16 i botës është duke e luajtur ndeshjen e tij të parë kompetitive që prej US Open në gusht.

23-vjeçari ka pasur një vit të vështirë për shkak të gripeve të vazhdueshme.

Para ardhjes në Kinë, ai ndihmoi Ekipin e Evropës për ta mposhtur Ekipin e Botës në Laver Cup në Çikago./IndeksOnline/