14:05 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

China Open: Lëndimi detyron Halep të largohet nga gara

Tenistja numër një në botë, Simona Halep është detyruar të largohet nga China Open në rrethin e parë për shkak të lëndimit.

Rumunja humbi setin e parë, 1-6 nga Ons Jabeur në Peik para se të lëndohej pas 31 minutash.

Halep, 27-vjeçare, pësoi lëndim një javë më parë në Wuhan dhe duket se problemet për të janë shfaqur edhe tani, transmeton IndeksOnline.

Kampionia në fuqi, Caroline Garcia nga Franca mposhti kinezen, Wang Yafan, 7-6 (12-10) 6-7 (4-7) 6-3 që ta arrijë rrethin e dytë.

Ndërsa, e treta në ranglistën botërore, Angelique Kerber nga Gjermania gjithashtu vazhdoi në rrethin e dytë, 6-2, 6-2 ndaj francezes, Kristina Mladenovic.

Dhe tenistja numër një në Britani, Johanna Konta pësoi humbje në rrethin e parë nga tenistja gjermane, Julai Gorges./IndeksOnline/