20:23 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chloe tregon se çfarë ka bërë me parfumin “e rivaliteti” që ia kishte dërguar Kim Kardashian

Menaxheri i Chloe Grace Moretz nuk do e linte atë të ketë parfumin “e rivalitetit”që Kim Kardashian West ia dërgoi asaj.

Kardashian ua kishte dërguar aromën e saj “Kimoji Heart” të gjitha atyre me të cilat në një mënyrë ishte përleshur me to- duke përfshirë Taylor Swift, Piers Morgan, Pink, Blac Chyna dhe Sharon Osbourne në ditën e Shën Valentin këtë vit.

Por aktorja 21 vjeçare ka pranuar se ajo kurrë nuk e ka marrë atë parfum, pasi ekipi i saj drejtues e kishte hedhur atë përpara se të arrinte tek ajo.

Duke folur në “Ëatch Ëhat Happens Live” me Andy Cohen, Chloe tha: “Unë as që e kam marrë atë, menaxheri im e mori atë. Unë as që kam arritur ta hapë sepse se kam pas kurrë në dorë dhe as nuk e kam parë ndonjëherë. Unë thjesht mora një video nga drejtuesit e mi që më thanë ‘Ata e dërguan këtë, kështu që ne po e mbajmë këtë’. Kështu që faleminderit”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Chloe ishte konfrontuar me Kim Kardashian në mars të vitit 2016, kur ajo e kishte thirrur Chloe të pozonte nudo.

Ajo kishte shkruar: “Kim Kardashian shpresoj shumë që të kuptoni se sa e rëndësishme është të japim mesazhe të mira për vajzat e reja, t’i mësojmë ato se ne mund të ofrojmë shumë më shumë sesa trupin tonë”.

Pas kësaj Kim Kardashiank ishte postuar një fotografi të sajën krejt nudo, duke ironizuar me atë që kishte thënë Chloe.

Për ditën e Shën Valentinit këtë vit Kim përveç rivaleve të saja, parfumin Kimoji ua kishte dërguar miqve të saj. Ajo kishte publikuar listën e emrave edhe në mediat sociale, duke i ndarë me ngjyra ata që i kishte më miq, dhe ata  që nuk i konsideronte si miq./Indeksonline/