22:03 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës

Këshilltari i Departamentit Ameirkan të Shtetit, Derek Chollet njoftoi se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandarf Vuçiq, të cilit i bëri thirrje për të qetësuar serbët e Kosovës.

Ai ftoi Vuçiqin që të ndërmarrë hapa që ndihmojnë zbutjen e krizës në veri të Kosovës.

“Dje inkurajova presidenti serb Vuçiq për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja” ka shkruar Chollet në Twitter.