23:41 / E Enjte, 18 Prill 2019

Chris Brown më në fund e harron Rihanën, i lumtur për lidhjen e re të këngëtares!

Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel kanë ende një lidhje të fortë pas gati dy vitesh romancë.

Por, së fundi ish i dashuri i këngëtares, Chris Brown së fundi  ka bërë  një reagim të habitshëm për ish të dashurën.

Ka dhjetë vite që dyshja e njohur i dhanë fund lidhjes së tyre por reperi ka folur për lidhjen e re të yllit të muzikës.

Një burim i afërt me Brown ka thënë për Hollywood Life se ai është i lumtur me faktin që Rihanna është e lumtur me lidhjen e fundit që ka me Hassan.

“Chris dëshiron që Rihanna të ketë një jetë të lumtur dhe të mrekullueshme”, tha ky burim për Hollywood Life.

“Chris do të donte të ishte mik me të dhe të ata të dy të kenë një bazë më të qëndrueshme dhe madje edhe të regjistroje më shumë muzikë së bashku, pra, kur e sheh çfarë po bën apo me kë po takohet ajo, mendon se nëse Riri është i lumtur atëherë edhe ai është i lumtur” tha ky burim.

Për herë të fundit Rihanna foli publikisht për Chris në një intervistë në vitin 2015 me Vanity Fair.

“Unë nuk e urrej atë. Do të brengosem për të deri në ditën kur vdes. Ne nuk jemi miq, por nuk jemi as si armiq. Ne nuk kemi ndonjë lidhje tani” kishte deklaruar atë kohë Rihanna.

Në një intervistë Vogue në maj të vitit 2018, Rihanna konfirmoi romancën e saj me Hassan./Indeksonline/