13:27 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Chris Brown në gjyq: ‘Më mori peng, më ngacmoi seksualisht, më traumatizoi’

 Chris Brown është paditur nga një grua e cila aludon se këngëtari e burgosi në shtëpinë e tij dhe se aty ajo u përdhunua nga një shok i tiji.
Gruaja, e cila ka zgjedhur të jetë anonime në dokumentet zyrtare, tha se u burgos dhe u sulmua seksualisht disa herë si pjesë e një plani nga Chris Brown dhe bashkëpunëtorët e tij, në të cilin ata përdorin armë, drogëra dhe alkool për t’i detyruar gratë të performojnë akte seksuale.
Avokatja që përfaqëson paditësen tha se “ky është një nga rastet më të tmerrshme që kam parë ndonjëherë dhe klientja ime është traumatizuar prej asaj që u detyrua të përjetojë.”

Avokatja, Gloria Allred

Avokati i Chris Brown tha se “asnjë nga këto aludime s’është e vërtetë. Nuk ka krim këtu. Chris është një shënjestër.”

Në padi, gruaja tha se u njoh me Brown në një club në Los Angeles në shkurt të 2017-s. Më pas, ai e ftoi atë dhe një miken e saj në një studio regjistrimi për të vazhduar festën. Gruaja aludon se Lowel Grissom Jr, një shok i Chris Brown, u mori celularët para se të hynin në studio dhe nuk pranonte t’ua kthente.

Pas kësaj, gruaja u detyrua të shkonte në shtëpinë e Brown, nga e cila besonte se nuk largohej dot prej gardhit metalik që rrethonte pronën. Gjithashtu, ajo tregon se u intimidua nga Brown dhe Grissom, të cilët kishin disa armë në posedim.

Më pas, gruaja u josh drejt një dhome, ku Grisson dhe një tjetër grua e panjohur e cila po menstruonte, e mbajtën për poshtë dhe e detyruan të performonte seks oral.

Gruaja në fjalë tha se u përdhunua dhe një herë pasi i dhanë celularin. Kur mori celularin në dorë, ajo njoftoi një taksi dhe u drejtua menjëherë një klinike përdhunimi dhe më pas policisë.