12:06 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Chris Brown rikthehet me ish të dashurën

Duket se Indyamarie ia ka rrëmbyer zemrën Chris Brown.

Mediat rozë raportojnë se këngëtari është rikthyer sërish me modelen pas 4 vitesh ndarje.

29-vjeçari u lidh me Indyamarie pasi i dha fund marrëdhënies me ish të dashurën Karrueche Tran.

Por duket se kanë rindezur romanzën e tyre pasi u panë bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit të Brown dhe Eric Bellinger, “Type a Way”.

“Chris dhe 25-vjeçarja ishin kapur për dore dhe qeshnin me njëri-tjetrin,”-tha një burim.

Broën  së fundmi publikoi një foto në Instagram të Indyamarie që mbante veshur xhaketën e tij.

Reperi është babai i një vajze, Royalty, me Nia Guzman.

Jeta e tij personale u trazua në fillim të këtij viti pasi paditi për shpifje një grua që akuzoi Chris se e përdhunoi në Paris.

Brown mohoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan.