18:05 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Chrissy Teigen thotë se është në një fazë depresioni pas humbjes së fëmijës

Chrissy Teigen është treguar e sinqertë për shëndetin e saj mendor.

34-vjeçarja foli për mungesën e saj të pranisë së mediave sociale që nga mbrëmja e së mërkurës pas lajmit trishtues të abortimit.

“Unë nuk po shkruaj shumë sepse sinqerisht jam në një fazë depresioni, por mos u shqetëso pasi kam kaq shumë ndihmë përreth meje për tu bërë më mirë dhe do të rregullohem së shpejti,” shkroi ajo.

“Unë jam në një flluskë shumë të errët dhe të paaftë për të shprehur atë që po ndodh dhe të bëj më të mirën që mundem. Ndihem e thyer, e di që nuk është aq e lehtë, por është gjithçka që mund të mendoj për momentin.  “shkroi ajo.

Në tetor, ajo shkroi një histori pikëlluese të asaj që ndodhi gjatë humbjes së shtatzënisë.

Kujtojmë që Chrissy është e martuar prej vitesh me këngëtarin, John Legend me të cilin ka dy fëmijë./Indeksonline/