09:34 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Christensen fajëson Fabregasin për golin e Messit

Andreas Christensen ishte lojtari i cili u kritikua për golin e Messit ndaj Chelsea. Megjithatë, tabloidët dhe tifozët e Chelseat gjithashtu hedhin gishtin nga një lojtar tjetër: Cesc Fabregas.Madje edhe vet Christensen. Sipas ‘The Sun’ , qendërmbrojtësi danez menjëherë pas golit shihet duke i drejtuar gishtin spanjollit dhe ai e bën atë gjë në mënyrë bindëse duke lënë fajin te bashkëlojtari i tij.

Në lojën në fjalë, Christensen humbi pasimin por fajësoi Cesc, marrësin, i cili ishte në skaj të zonës, me arsyetimin se ai nuk bëri mjaft për ta pranuar topin duke e lënë atë të kalonte në anën tjetër ku Iniesta mori atë top para Azpilicuetes dhe shërbeu një pasim për Messin.

Një numër i madh i ndjekësve të Chelsea, sipas The Sun’ , do të pajtoheshin me danezin duke iu referuar Cesc si fajtor, megjithëse një shumicë e madhe e konsideron Christensen si përgjegjës për rrezikimin e madh që bëri në atë pasim. /IndeksOnline/