13:17 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dehen në aeroplan, burrë e grua grushtohen në autobus

Pasagjerët e Ryanairit u shokuan nga një përleshje midis një burri dhe një gruaje në një autobus që i transportonte ata nga një aeroplan në terminal pasi ata zbarkuan në një aeroport të Alicantes, në Spanjë.

Çifti britanik mbërriti nga Birminghami dhe kur hipën në autobus, u pa se ishin nën ndikimin e alkoolit. Ata papritmas filluan të godisnin njëri-tjetrin. Në një moment, burri ishte shtrirë në dysheme, ndërsa e dashura e tij e grushtonte në kokë.

Udhëtarët u përpoqën t’i bindnin që të ndaleshin, por burri sulmoi gruan dhe filloi ta grushtonte në fytyrë.

Pasagjerët e përshkruan skenën si tronditëse dhe të frikshme.

“Ne mendojmë se ata u dehën në fluturim dhe gjërat thjesht u përshkallëzuan në autobus”, tha njëri prej pasagjerëve.

Ngjarja ka ndodhur më 26 tetor dhe zëdhënësi i kompanisë ajrore konfirmoi që për shkak të incidentit ka intervenuar edhe policia.