10:10 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / AR

Çifti i famshëm i ‘TikTok’ zbulojnë se janë kushërinj, pas tre vitesh martesë

Pas tre vitesh martesë, dy amerikanë Tiktokker kanë zbuluar se në të vërtetë kanë lidhje familjare.

Edhe pse për ta ishte një tronditje, dyshja vendosën të qëndronin bashkë, transmeton Indeksonline.

Gjithmonë ka humor në videot që Tylee dhe Nick Waters nga Utah postojnë në TikTok. Të dy kanë hobi t’i tregojnë botës se sa shumë argëtohen së bashku dhe nga kjo fitojnë edhe para. 

Ata janë të martuar prej tre vitesh dhe nuk e fshehin këtë.

Prandaj ishte një gjë e pazakontë për më shumë se 26,000 ndjekësit e tyre kur rrëfyen se në të vërtetë janë kushërinj. 

“Këtë e kemi zbuluar vetëm tani”, shkruajnë ata aty, ku menjëherë thonë se do të qëndrojnë sërish bashkë. 

Këtë e konfirmojnë në videon që vijon duke kërcyer të lumtur. Të dy kanë të njëjtën ditëlindje dhe thonë se ndonjëherë marrin komentin se ngjajnë.

Se si e morën vesh që kanë lidhje, të dy nuk e kanë thënë ende. Por nisur nga videot që postojnë ditët e fundit, të dy duken të ‘çmendur’ tani për tani./Indeksonline/

@tyleewaters Replying to @Ryan gosling We’re big fans Ryan Gosling😚😚 #marriedlife #marriagegoals #marriedcouple #husbandwife #couplecomedy #humor #funny #funnyvideos #dating #family #marriage #storytime #viralvideo #ick #utah #fyp ♬ Skibidi Bop Yes Song – KlaskyStudioEdits