14:47 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Çifti i famshëm jep 100 mijë dollarë për Libanin

George dhe Amal Clooney dhuruan 100 mijë dollarë për organizatat bamirëse me bazë në Liban.

Dy të famshmit kanë thënë se po ndihen të shkatërruar për vdekjen e 135 njerëzve dhe lëndimin e mbi 5000 personave në Bejrut.

Donacioni humanitar është dhënë për organizatat Kryqi i Kuq i Libanit, Impact Libani dhe Baytna Baytak.

Gruaja e Clooneyt, Amal ka lindur në Bejrut ku ka jetuar deri në moshën 2 vjeçare./Indeksonline/