11:46 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Çifti i famshëm po jetojnë në hotel, i ikin qirasë 100 mijë dollarë në muaj

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey e kanë braktisur shtëpinë ku po jetonin që një kohë.

Çifti i famshëm amerikan kanë marrë të gjitha gjësendet e tyre dhe kanë lënë shtëpinë në të cilën paguanin 100 mijë dollarë në muaj qera.

Arsyeja thuhet se ishte jorehatia që ndjenin atje për shkak të sigurisë dhe së fundi për shkak të shpërthimit të disa tubave.

Justin dhe Haiely janë duke jetuar në një suitë në hotelin “Beverley Hills” ku po paguajnë 10 mijë dollarë për një natë./Indeksonline/