13:45 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur – prindër për herë të parë

Meghan McCain, prezantuesja e njohur dhe vajza e senatorit të ndjerë John McCain, është bërë nënë për herë të parë.

35-vjeçarja lindi të hënën në mbrëmje dhe fëmija është vajzë, sipas ABC News-it.

Meghani dhe burri i saj Ben Domenech e pagëzuan vajzën me emrin Liberty Sage McCain Domenech.

“Edhe nëna dhe foshnja Liberty janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha një burim .

Shtatzënia u zbulua për herë të parë nga Meghan më 22 mars përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Burri im Ben dhe unë jemi të lumtur të zbulojmë se jam shtatzënë. Ne ashtu edhe familjet tona jemi të emocionuara për të ndarë lajmin me ju./Indeksonline/