20:22 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur festojnë 10 vjetorin e martesës, Elizabeth shkruan fjalë të bukura

Aktorja amerikane Elizabeth Chambers po feston përvjetorin e martesës me burrin e saj Armie Hammer.

 37-vjecarja postoi një dedikim për burrin e vet në Instagram.

“Dhjetë vjet të martuar, dymbëdhjetë vjet bashkë, trembëdhjetë vjet si miq më të mirë. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Unë jam mirënjohëse për ju, familjen tonë”, ka shkruar ajo.

Dyshja u martuan në maj të vitit 2010 dhe kanë dy fëmijë, Harper dhe Ford.

Armie Hammer dhe familja e tij aktualisht janë duke u karantifikuar në Ishujt Kajman./Indeksonline/