14:00 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çifti i njohur ndahen përfundimisht

Aktorët Jenna Dewan dhe Channing Tatum janë shkurorëzuar edhe zyrtarisht, shtatë muaj pas njoftimit për ndarje.

Sipas TMZ, Jenna ka firmosur dokumentat e divorcit të premten në Los Angjelos, duke u bazuar në dallimet e shumta që dyshja kanë mes veti, shkruan Indeksonline.

Në dokumentat e shkurorëzimit, Jenna ka kërkuar kujdestarinë e vajzës pesë vjeçare dhe mbështetje financiare në rritjen e vajzës.

Në anën tjetër edhe aktori Channing, ka kërkuar të drejtën e mbikëqyrjes së vajzës, duke u munduar ta parandaloj gjykatën në dhënien e të drejt mbi kujdestarin e vajzës ish-bashkëshortes së tij.

Channing dhe Jenna u takuan në vitin 2016 gjatë xhirimeve të filmit ‘Step Up’, ata u martuan në vitin 2009, ndërsa në prill të këtij viti njoftuan për ndarjen./Indeksonline/