09:14 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çifti i njohur ndajnë puthje pasionante në publik

Ata janë në flakën e parë të dashurisë, dhe nuk u intereson askush.  

Miley Cyrus  dhe Cody Simpson u kapën duke u përqafuar plotë pasion në një restorant në Los Angeles të shtunën mbrëma.

Miley, 26 vjeçare, dhe i dashuri i saj  ndaj puthje pasionante derisa ishin të rrethuar me persona të shumta që po darkonin në restorant, transmeton Indeksonline.

Pas darkës me miqtë e tyre në Casa Vega në Sherman Oaks, burime thanë në faqen e internetit TMZ që ishte Cody ai që pagoi faturën prej 1.000 dollarë për të gjithë grupin, duke marrë puthjen pasionante nga Miley si shpërblim.

Nata nuk mbaroi këtu – çifti u nis për në  Universale studio Halloween Horror Nights për të përjetuar një natë të ‘frikshme’ në Los Angeles. 

Cody dhe Miley u vërejtën duke shëtitur nëpër park me duart e tyre rreth njëri-tjetrit.

Dy këngëtaret, të cilat kanë qenë miq të ngushtë për shumë vite, filluan lidhjet në shtator, menjëherë pasi mbaroi lidhja e saj me Kaitlynn Carter dhe më pak se dy muaj pasi ajo njoftoi ndarjen e saj nga burri Liam./Indeksonline/