08:22 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / V R

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së dytë!

Leslie Odom Jr dhe gruaja e tij Nicolette Robinson janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku!

Aktori 39-vjeçar i Hamilton dhe aktorja 32-vjeçare e Broadway njoftuan lajmin në llogaritë e tyre në Instagram të hënën.

“Shumë arsye për të festuar këtu. Shumë arsye për shpresë gjithashtu,” shkroi Leslie në llogarinë e tij.

Nicolette shtoi, “Fëmijë i ëmbël, mezi presim të takohemi me ty. Më shumë arsye për të dashur, për të jetuar, për t’u lidhur, për të hapur rrugën për ju dhe të vegjëlit e tjerë që mbërrijnë në këtë botë … Ne ju duam.”

Leslie fitoi një çmim Tony për punën e tij në muzikorin Hamilton dhe ai gjithashtu u shfaq në filmat, Harriet , dhe One Night në Miami. Ndërsa, Nicolette luajti Jenna në Waitress të Broadway./Indeksonline/