21:14 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çifti i pinguinëve ‘gay’ adopton një vezë

Dy pinguinë meshkuj të cilët janë çiftuar së fundmi në kopshtin zoologjik natyror ujor në Sidnei, janë bërë aq të mirë me përkujdesjen e vezëve, sa kujdestarët e kopshtit u kanë dhënë një vezë të vërtetë.

Jeta ujore e Sidneit tha se kanë vëzhguar këtë çift të pandarë pinguinësh ‘Sphen dhe Magic’ se si janë kthyer në një ekip perfekt gjatë sezonit të çiftëzimit.

Si fillim ky çift u vu re që shpenzonte kohë bashkë dhe notonin në të njëjtën kohë, por më vonë ndërtuan një fole sëbashku.

Folenë e ndërtuan aq të madhe sa që kujdestarët e akuariumit i dhanë një vezë lodër.

“Çdo veprim që bënin me përkujdesjen e vezës ishte natyral, aq shumë sa skuadra e akuariumit u detyrua t’u jepte një vezë të vërtet nga një çift pinguinësh që kishin bërë dy vezë” deklaroi akuariumi.

Çifti po kujdeset që veza të ketë kohën e nevojshme të inkubimit përpara se të çelë.

Por ka ende vend për përmirësime, pasi stafi thotë që pinguini më i vogël, “Magic” akoma po mëson aftësinë e prindërimit.

Ky nuk është çifti i parë i pinguinëve me të njëjtën gjini, pasi ka dhe në kopshte zoologjike të tjera në botë.

Në 2009, dy pinguinë meshkuj – Z dhe Vielpunkt – arritën me sukses të çelnin një vezë dhe të rrisnin një zog në kopshtin zoologjik të Berlinit.

Para tyre një tjetër çift në New York, u kuptuan që kalonin kohë si një çift. Pasi ata tentuan të inkubonin një gur, kujdestarët e kopshtit i dhanë një vezë të vërtetë, e cila çeli me sukses.