13:40 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Super nëna, adopton gjashtë fëmijë me aftësi të kufizuara

Ashtu siç e ka emrin, ashtu mund të përshkruhet edhe veprimi i saj. Hope Feliciano ka adoptuar gjashtë fëmijë që me aftësi të kufizuara.

Me këtë veprim ajo ka dashur që të ju ofrojë një shtëpi dhe familje të ngrohtë këtyre fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Hope është e martuar dhe ka tre fëmijë biologjik por ajo që nga fëmijëria ka ëndërrua të adoptoj fëmijë.

Fëmijën e parë e kanë adoptuar në vitin 2005 pas një procedure të gjatë.

Tash Hope dhe bashkëshorti i saj Cesar kanë tetë fëmijë në shtëpi, pasi që një i kishte vdekur në vitin 2009.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur rreth adoptimit të tyre, ata kanë të drejtë ta dinë se nga vinë dhe se si erdhën këtu.”, u shprehë Hope. /Indeksonline/