22:46 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çifti i sapo martuar me fotografinë e vitit

Një ‘në një milion shkrepje’  është kapur moment më i bukur dhe i veçantë i një çifti të ri pranë gjirafës.

Një gjirafë i zbukuroi fotot e dasmës një çifti, të cilët dukeshin kreativ dhe të lumtur, transmeton Indeksonline.

Steph Norman fotografoi Tristan Karshagen, 23 vjeç dhe Luke Karshagen, 25 vjeç, më 18 gusht në “Areena Riverside chalet Resort”, në Lindjen e Londrës për ditën e tyre të madhe.

Megjithatë, të tjerët nuk mund ta besonin atë, kur një gjirafë, e quajtur Abby, u shfaq nga pemët dhe u fut në prapavijën e fotografisë.

Fotografi i tronditur shpejt e pyeti çiftin a ta paraqiste edhe kafshën në fotografi, teksa ajo uli me dashuri kokën drejt çiftit.

Tristan nga Londra, në Afrikën e Jugut, tha: “Ne ndihemi kaq të bekuar. Ishte një ditë e bukur e mbushur me aq shumë dashuri dhe lumturi.”/Indeksonline/.