16:04 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Çifti i të moshuarve ua pret fqinjëve gjysmën e bredhit që u hyri në territor

Një çift i të moshuarve, që e preu gjysmën e një bredhi të fqinjëve që kishte filluar t’u hynte në pronë përmes pjesës së sipërme, tha se do ta bëjnë të njëjtën gjë përsëri, kur bredhi të rritet.

Irene dhe Graham Lee u cilësuan si fqinj zemërngushtë pas veprimit ndaj drurit në Yorkshire të premten e kaluar, shkruan Daily Mail.

Fqinji i tyre, në pronën e të cilit e ka trungun pisha, tha se çifti e preu drurin për shkak se pëllumbat kishin ndërtuar fole në të dhe u shkaktonin ndotje në trotuar.

Megjithatë, zonja Lee tha se pëllumbat nuk ishin problem. “Zogjtë nuk ishin vërtet problemi, druri na e bllokonte rrugën”, tha ajo.

“Dikush më tha se druri do të rritet përsëri. Nëse është ashtu, do ta pres përsëri, sidomos nëse rritet shumë”, shtoi Lee.