11:08 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çifti martohen në të njëjtën ditë pasi u ndanë nga bashkëshortet e tyre

Shumë do ta quanin fat se si një nuse nga Teksasi e takoi burrin e saj.

Brittany Wright, 36 vjeç u martua me Tyler Tipps krejtësisht në mënyrë të paorganizuar, transmeton Indeksonline.

Në ditën që Brittany dhe Tyler u ndanë nga bashkëshortët e tyre, u martuan me njëri tjetrin.

“Ne menjëherë ishim lidhur me njëri-tjetrin për shkak të personaliteteve tona. Ne u hapëm me njëri-tjetrin” u shprehë Brittany për InsideEditon.

“Ne të dy ishim të martuar dhe kishim martesa të këqija dhe i besuam njëri-tjetrit” vazhdoi 36 vjeçarja.

Në ditën e divorcit me bashkëshortët e tyre, ata u paraqitën në gjykatë për tu martuar./Indeksonline/