16:50 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Çifti mirëpresin në “jetë” kompresorin e makinës

Këtë javë, fansi i makinave Brayden Tomicic dhe gruaja e tij Payton mirëpriten në jetë “foshnjën” e vogël “Eaton”, i cili, anatomikisht është më pak njerëzor dhe më tepër një turbo-kompresor.

“Pra, jo shumë prej jush e kanë njohur këtë, por më në fund është koha e duhur për të postuar këtë. Dy vitet e fundit, Payton dhe unë jemi përgatitur për këtë moment dhe më në fund ka ardhur koha” fillon postimi në Facebook i Brayden.

“Është diçka që kam dashur gjithmonë, por nuk e dija se sa shpejt do të ndodhte. Ne kemi qenë të bekuar me të vërtetë këtë vit të fundit dhe më në fund ai është këtu, “vazhdon fotografi me bazë në Utah.

Ideja e Brayden për fotot ishte një mënyrë për tu pajtuar me nënën e tij.

“Sinqerisht, ideja erdhi pasi nëna ime bënte presion mbi mua dhe gruan time pasi dëshironte nipa dhe mbesa, kështu që mendova të bëj dicka në lidhje me makinën time, pasi që ajo është fëmija im” tha Brayden.

Makina për të cilën Brayden shpenzon shumë është një Ford Mustang GT 2007. /IndeksOnline/