07:34 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Çifti nga Shkodra sfidon koronavirusin duke kurorëzuar dashurinë

Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinjtë nga Shkodra që të martohen.

Pavarësisht frikës ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale.

Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur.

Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit.

Nuk kanë munguar as fotot apo incizimet me kamerë pranë Kishës për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre.

Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar, raporton AbcNews përcjell Klan Kosova.

Përhapja e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë.