08:16 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Çifti që dyshohet se u vra nga djali i tyre, varrosen nesër në Prizren

Suada dhe Durim Hadrit që kishin ardhur nga Suedia në Kosovë, u qëlluan për vdekje me armë zjarri, në shtëpinë e tyre në Prizren.

I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve.

Ata do të varrosen gjatë ditës së sotme në Prizren, shkruan IndeksOnline.

Çifti kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren. /IndeksOnline/