19:15 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Çifti që s’i bëri ballë bllokimit, i dashuri e bëri për spital

Një grua e guximshme ka folur për abuzimin e tmerrshëm që ajo pësoi nga një i dashur abuziv gjatë bllokimit.

Paul Richards-Keegan rrahu të dashurën e tij, e pështyu, i nxori copa flokësh dhe e kërcënoi me një hanxhar.

Seren i dha fund marrëdhënies dy-vjeçare në gusht pasi ajo u dërgua në spital, transmeton IndeksOnline.

Fqinjët e 31-vjeçares lajmëruan policinë kur panë Richards-Keegan duke e shtyrë nga një gardh, duke e goditur vazhdimisht.

Pasi u deklarua fajtor për disa akuza, Richards-Keegan, 24 vjeç, u burgos dhe iu dha një urdhër ndalimi 10-vjeçar./Indeksonline